Shopping cart

Free Shipping for all orders over $200

Big Dumbbells
$120.00 x2
Vitamin Bottle
$80.00 x2

Subtotal:

$113.00
  • Na ndiqni:

MK

|

SQ

disabled_visible

Mitet dhe të vërtetat rreth vaksinave të fëmijëve

Vaksinat janë një nga mjetet më të rëndësishme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve tanë. Fatkeqësisht, shumë prindër përballen me dezinformata dhe mite rreth vaksinave, të cilat mund t’i çojnë në frikë dhe dyshime. Në këtë artikull, do të shqyrtojmë mitet më të zakonshme dhe të vërtetat që fshihen pas tyre.
A janë vaksinat të sigurta?

Vaksinat janë të sigurta. Të gjitha vaksinat i nënshtrohen testeve rigoroze të sigurisë dhe efikasitetit, duke përfshirë edhe provat klinike, përpara se të miratohen për përdorim. Pasi të vihen në përdorim, siguria e tyre vëzhgohet vazhdimisht. Vaksinat që nuk plotësojnë kërkesat e cilësisë dhe sigurisë nuk miratohen dhe nuk janë të disponueshme për përdorim.

Fëmijët kanë më shumë gjasa të kenë pasoja serioze nga një sëmundje e parandalueshme nga vaksina sesa nga vetë vaksina. Për shembull, tetanozi mund të shkaktojë dhimbje të forta, spazma muskulore dhe mpiksje gjaku. Fruthi mund të shkaktojë encefalit (infeksion të trurit) dhe, si pasojë, verbëri. Shumë sëmundje të parandalueshme nga vaksina mund të jenë fatale. Përfitimet e vaksinimit janë më të shumta se rreziqet.

 
A ka ndonjë lidhje midis vaksinave dhe autizmit?

Nuk ka prova shkencore për të mbështetur këtë teori. Miti i një lidhjeje midis vaksinave dhe autizmit buron nga një studim i pabazuar shkencërisht i vitit 1998, i cili u tërhoq dhe u hodh poshtë. Vaksinat janë të sigurta dhe nuk lidhen me autizmin.

A është imuniteti natyror më i mirë se vaksinimi?

Jo, në përgjithësi, është më mirë të parandalosh sëmundjet përmes vaksinimit sesa infeksionit.

Infeksioni mund t'u japë disa njerëzve një përgjigje imune më të qëndrueshme, por me rrezik më të madh. Për shembull, marrja e një infeksioni bakterial me Haemophilus influenzae tipi b (Hib) mund të çojë në shurdhim të përhershëm, dëmtim të trurit ose edhe vdekje. Vaksinat e fëmijërisë i mbrojnë fëmijët nga sëmundje dhe ndërlikime të rënda. Vaksinat gjithashtu zvogëlojnë mundësinë e përhapjes së sëmundjes.

 
Çfarë reaksionesh mund të shfaqen pas marrjes së vaksinës?

Disa fëmijë mund të përjetojnë reaksione të tilla si: ethe të moderuara, skuqje, ënjtje ose reaksione të tjera lokale në vendin e injektimit, pra në vendin ku është administruar vaksina. Disa fëmijë mund të jenë të përlotur, të irritueshëm dhe të sillen në mënyrë të pazakontë. Këto reagime nuk duhet t'ju shqetësojnë sepse janë kalimtare. Efektet anësore serioze janë veçanërisht të rralla. Informoni mjekun e familjes, pediatrin ose personin që bën vaksinën nëse fëmija ka ndonjë alergji ose ka pasur një reaksion serioz ndaj një vaksine të mëparshme.

 
Po nëse fëmija ka një sëmundje serioze, a duhet të shtyhet vaksinimi?

Shumica e fëmijëve, madje edhe ata me sëmundje ose probleme shëndetësore serioze, duhet të vaksinohen. Megjithatë, ekzistojnë gjendje të rralla, të tilla si imunosupresioni ose reaksione serioze alergjike (p.sh. anafilaksi) pas një doze të mëparshme të një vaksine ose përbërësi të vaksinës, të cilat janë kundërindikacione për disa vaksina.

Sa herë që merr një vaksinë, fëmija duhet të jetë i shëndetshëm dhe në gjendje të mirë të përgjithshme. Duhet të informoni mjekun tuaj të kujdesit parësor (pediatrin) nëse fëmija juaj është i sëmurë ose ka temperaturë të lartë, nëse ka pasur një reaksion të rëndë ndaj një vaksine të mëparshme, nëse ka ndonjë lloj alergjie dhe nëse po merr ilaçe që ndikojnë në imunitetin e tij. Këto gjendje shëndetësore nuk duhet të jenë gjithmonë një arsye për të vonuar vaksinimin. Mjeku do të vlerësojë se cilat vaksina duhet të marrë fëmija juaj dhe kur.

 
A duhet ta vaksinoj fëmijën tim nëse ai ose ajo ka kaluar tashmë një nga sëmundjet që mund të parandalohen me vaksinë?

Duhet ta vaksinoni fëmijën tuaj kundër sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksinë, edhe nëse fëmija e ka kaluar atë sëmundje. Disa sëmundje, siç është fruthi, mund të jenë shumë të dëmshme dhe ta bëjnë sistemin imunitar të fëmijës suaj të prekshëm ndaj infeksioneve të tjera. Prandaj, është veçanërisht e rëndësishme të merrni një vaksinë për të forcuar mbrojtjen e trupit edhe pas sëmundjes.

 
A mund ta shtyj vaksinimin?

Shtyrja e vaksinimit nuk rekomandohet. Sa herë që vonohet vaksinimin, rritet rreziku që fëmija juaj të preket nga sëmundje të rënda.

Është tepër vonë për të bërë vaksinën nëse fëmija nuk e ka marrë atë në kohën e rekomanduar

Për shumicën e vaksinave, nuk është kurrë vonë për t'i marrë ato. Bisedoni me mjekun tuaj se si dhe kur fëmija juaj duhet të marrë dozat e vaksinës së humbur. Mbani mend, kur vononi ose humbisni një vaksinë, fëmija juaj mbetet në rrezik për një periudhë të zgjatur kohore nga infeksione që mund të shkaktojnë pasoja serioze.

 Ndiqni kalendarin kombëtar të imunizimit dhe mos e humbisni vaksinën e rekomanduar për fëmijën tuaj. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e rrezikshme dhe kontribuojnë në krijimin e një komuniteti të shëndetshëm. Prindërit duhet të kërkojnë informacion nga burime të besueshme dhe të konsultohen me pediatër për të kuptuar përfitimet e vaksinave.

  1. American Academy of Pediatrics. (2021). Common misconceptions about immunizations. In Red Book: 2021–2024 Report of the Committee on Infectious Diseases (32nd ed.). Retrieved from https://publications.aap.org/redbook/book/347/chapter/5748980/Common-Misconceptions-About-Immunizations
  2. American Academy of Allergy, Asthma & Immunology. (n.d.). Vaccines: The myths and the facts. Retrieved from https://www.aaaai.org/tools-for-the-public/conditions-library/allergies/vaccine-myth-fact
  3. Pluviano, S., Watt, C., Ragazzini, G., & Della Sala, S. (2019). Parents’ beliefs in misinformation about vaccines are strengthened by pro-vaccine campaigns. Cognitive Processing, 20(3), 325–331. https://doi.org/10.1007/s10339-019-00919-w . Retrieved from https://psycnet.apa.org/record/2019-20213-001

Vlerësim mesatar:

2,9 (88 vota)

Vlerëso: